Lajme

“Qilimi shqiptar” fiton çmim ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 03 October 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të diel duke dhënë një lajm të bukur. Shiroka, ka fituar një çmim për imazhin unik që përfaqëson.

“Mirëmëngjes, dhe me Shirokën e rilindur që sapo ka rrokur një çmim nga Loop Design Aëards, për imazhin unik, hapësirën publike dhe peizazhin natyror mes 650 projekteve nga 50 vende të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Shiroka e ka fituar këtë çmim në kategorinë e peizazheve. Projekti quhet “Qilimi shqiptar” dhe sipas përshkrimit nuk synon vetëm që të restaurojë fizikisht dhe funksionalisht bregun ujor të Shirokës, por edhe të ndërtojë ndjenjën e përkatësisë dhe lidhjes me hapësirën publike.

-Advertisement-

“Është konceptuar si një shtëpi e madhe e bërë nga dhoma të ndryshme të hapura të frymëzuara nga dhoma tradicionale shqiptare, Oda, e karakterizuar nga një stol i gjatë, i ulët në formë U, ku anëtarët e familjes ulen, shtrihen dhe madje flenë”, thuhet në faqen zyrtare të Loop Design Awards.

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera