“Qika” reagon ndaj Gjykatës në Gjilan: Dhunimi nuk është aventurë seksuale, të mirren masa ndaj gjykatësve
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 05 December 2021
Qendra për Informim Kritikë dhe Aksion (Qika) ka dënuar gjuhën e përdorur nga Gjykata në Gjilan në rastin e dhunimit të një 19-vjeçareje nga 5 persona, raporton Gazeta Express.
Gjykata e kishtë cilësuar viktimën me shprehi jo të mira.
Ndërsa, nga “Qika” përmes një reagimi kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti.
“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, thuhet në reagim.
Nga kjo Qendër kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që viktimat e dhunimit seksual paragjykohen nga institucionet ku ato kërkojnë drejtësi.
“Gjuha e përdorur në vendimet e gjykatave nuk është rastësi. Ajo shpërfaqë më së miri shtypjen gjinore dhe diskriminimin që po rëndon mbi gratë e që po mirëmbahet nga institucionet e vendit”, thuhet tutje në reagim.
Reagimi i plotë:
“Shuarje e epshit seksual”, “shprehi jo të mira morale”, “bredhje me meshkuj”, “aventura seksuale” – këto janë vetëm disa nga shprehjet e përdorura nga Gjykata Themelore në Gjilan në aktgjykimin seksist që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012.
Hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” zbuloi se viktima, në mundësinë e parë që e pati për të ikur, i denoncoi në Polici pesë personat për përdhunim sistematik.
Arsyetimi i gjykatës për këtë vendim është skajshmërisht paragjykues në bazë të gjinisë dhe joprofesional. Gjykata i arsyeton të akuzuarit për dhunim duke thënë se vajza kishte pranuar të udhëtoj me taksi me të akuzuarin edhe pse ai ishte i gjinisë mashkullore. Pra për gjykatën, fakti që një vajzë udhëton me taksi me një burrë nënkupton pëlqimin e saj për marrëdhënie seksuale dhe të drejtën e bashkudhëtarit mbi trupin e saj!
Gjykata vazhdon arsyetimin seksist duke thënë se “Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale”. Për gjykatën, fakti që një grua ndodhet në një hapësirë banimi me burra të ri “nënkupton” të drejtën e secilit prej tyre mbi trupin e saj. Sipas arsyetimit të gjykatës, kjo e drejtë, në momentin e hyrjes në taksi apo në banesë, i kalon burrave që ndodhen aty.
QIKA i rikujton gjykatës dhe publikut të gjerë se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin dhe jetën seksuale të tij/saj. Kjo është e drejtë fundamentale njerëzore që i takon individit sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 26) prandaj për secilin akt seksual duhet të ketë pëlqim dhe pajtim të ndërsjellë. Kur dikush nuk jep pëlqim për akt seksual, kësaj i themi përdhunim!
Kjo nuk është hera e parë që viktimat e dhunimit seksual paragjykohen nga institucionet ku ato kërkojnë drejtësi. Gjuha e përdorur në vendimet e gjykatave nuk është rastësi. Ajo shpërfaqë më së miri shtypjen gjinore dhe diskriminimin që po rëndon mbi gratë e që po mirëmbahet nga institucionet e vendit.
Për QIKA është i papranueshëm ky aktgjykim, andaj kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti. Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë!
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...