Qeverisë së Kosovës i kërkohet mos të shtyjë vendimin për targat ilegale

Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 23 October 2022
Nëntë ditë para përfundimit të afatit për targat ilegale, Qeverisë së Kosovës i kërkohet që mos të shtyjë sërish vendimin për konvertimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe në RKS.
Pavarësisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrje të afatit edhe për dhjetë muaj, pozitë, opozitë dhe njohës politik, kërkojnë që vendimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor.
Nga ana tjetër, nga ekzekutivi thonë se kanë obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe zbatimin e vendimeve qeveritare.
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se ekzekutivi nuk duhet të bëjë tolerime për shtyrje të afatit. Sipas tij, Serbia nuk është palë konstruktive për të kuptuar shtyrjen si veprim të vullnetit të mirë.
“Njëherë është shtyrë ky afat. Ata të cilët e kanë planifikuar shtyrjen që është pala jonë dhe bashkësia ndërkombëtare, duhet kuptuar se nuk duhet të bëhen tolerime që e vënë në pikëpyetje vet seriozitetin e normalizimit të marrëdhënieve. Serbia nuk është palë konstruktive për të kuptuar shtyrjen si veprim të vullnetit të mirë, por si veprim të vullnetit të dobët dhe pamundësisë së realizimit të premtimeve dhe garancioneve që jepen nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Abazi.
Përkrahje ekzekutivit për vendimmarrje lidhur me targat ilegale i jep edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
Ai thotë se institucionet që janë të thirrura për zbatimin e ligjit duhet të reagojnë për implementimin e vendimit, sidoqë reagojnë qytetarët serbë në Kosovë.
“Vetëm kemi pasur zgjatje të këtij vendimi disa herë nga Qeveria e Kosovës, nuk ka arsye më që ky vendim të zgjatet. Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet që janë të thirrura për zbatimin e ligjit duhet të reagojnë, vendimin të implementojnë sido që reagojnë qytetarët atje, pasi të njëjtit kanë pasur kohën e mjaftueshme që tabelat t’i regjistrojnë në shtetin e Kosovës dhe regjistrimi ka qenë falas. S’ka arsye tjetër që qeveria të pres dhe të zgjatet vendimi për një çështje krejt teknike. Çështja e dialogut është tjetër dhe nuk duhet të ndërlidhet fare me çështjen e targave, pasi është një çështje teknike”, theksoi Qalaj.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaron se vendosja e datave dhe shtyrja e tyre e dëmton seriozitetin e shtetit të Kosovës.
“Vendosja e datave dhe shtyrja e datave e dëmton seriozitetin e shtetit të Kosovës. Këtë pjesë duhet të kemi kujdes dhe qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme”, tha ai.
Më insistues në zbatimin e vendimit për targat ilegale është njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, i cili thotë se të njëjtat duhet të hiqen përfundimisht nga qarkullimi në territorin e Kosovës.
“Zgjidhja e vetme është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit. Kanë qenë pesë vite afat që iu janë dhënë serbëve të Kosovës për të bërë këtë transferin e tabelave. Tabelat ilegale duhet përfundimisht të hiqen nga qarkullimi në territorin e Kosovës”, tha ai.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KP-në tha se i kuptojnë shqetësimet dhe brengat e aleatëve ndërkombëtar për çështjet e sigurisë dhe paqes, mirëpo kanë obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare.
“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, thaKryeziu.
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Esocbar gjatë qëndrimi të tij në Kosovë këtë javë, kërkoi që vendimi për targat ilegale të shtyhet edhe për dhjetë muaj të tjerë, në mënyrë siç ka thënë t’iu jepet mundësi serbëve lokal t’i konvertojnë ato në RKS .
Qeveria e Kosovës një herë ka shtyrë afatin për targat ilegale për 1 muaj me kërkesë të SHBA-së, si pasojë e bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës nga serbët lokal.
Afati prej dy muajsh për targat ilegale ka nisur më 1 shtator dhe përfundon me 31 tetor. Ekzekutivi ka paraparë shumë lehtësira për konvertimin e tyre në RKS, mirëpo interesimit deri tani ka qenë shumë i vogël./KP

Të tjera
-
Blerta Deliu – Kodra: Bllokada për krijimin e institucioneve ka vetëm një emër – Kurti dhe LVV-ja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dh...
-
Fondet nga Plani i Rritjes, Bislimi: Kosova i është përmbajtur të gjitha afateve, BE-ja është vonuar
Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka dhënë disa sqarime në lidhje...
-
Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj n...
-
Ligji për Këshillin Prokurorial hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Dështuan përpjekjet për ta minuar reformën
Ligji për Këshillin hyn në fuqi pas 15 ditësh. Kështu ka bërë të ditur...
-
Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet asp...
-
Drejtori i Policisë takohet me Prattipatin: Diskutuan për rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka pritur në takim me të Nga...
-
Djali i Jakup Krasniqi reagon pasi Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së
Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lir...
-
Bislimi: Vonesat për fondet e BE-së nuk janë përgjegjësi e Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet
Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka folur për fondet që Kosova...
-
Qelaj shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me mbeturina
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qel...
-
KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka vendosur që të ...
-
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje merr pjesë edhe Xherdan Shaqiri
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, që është vizita e parë e një ...
-
FMN-ja vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet 4 për qind
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar shqyrtimin e katë...