Qeverisë së ardhshme i kërkohet të ketë prioritet sigurimet shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 22 July 2017
Sigurimet shëndetësore duhet të jenë prioritet pa marrë parasysh se kush do të udhëheq me ekzekutivin e vendit. Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve sociale, Fatmir Haxholli.
Sipas tij, deri më tani ka pasur progres sa i përket krijimit të fondit për sigurime shëndetësore, por që nevojitet lëvizje më e shpejtë në këtë aspekt.
“Sigurimet shëndetësore janë në kuadër të një pako e cila i shërben edhe reformimit shëndetësor në përgjithësi por edhe krijimit të Fondit për sigurime shëndetësore. Mendoj që ka pasur progres por nevojitet lëvizje më shpejt në aplikimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore sepse kjo ndikon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Ai gjithashtu tha se me krijimin e sigurisë në shëndetësi bën që të ketë edhe siguri ekonomike.
“Përpos sigurisë shëndetësore do me thënë është top prioritet në jetën e secilit qytetarë dhe secilës familje. Mendoj se kjo është edhe një lloj sigurie ekonomike sepse parandalon familjet me ekonomi mesatare ose me ekonomi të dobët që në rast se përballen me vështirësi që lidhen me shëndetin e anëtarëve ose pjesëtarëve të familjeve të tyre dhe për shkak të mos mundësisë së përballimit të kostos rrezikojnë të rrëshqasin në varfëri ose në situate të vështira sociale”, tha Haxholli.
Ligji për krijimin e fondit të sigurimeve e shëndetësore parasheh që ky fond të mbushet nga qytetarët si dhe nga punëdhënësit.
Mirëpo, Haxholli mendon se mbushja e këtij fondi duhet të përkrahet edhe nga buxheti i Kosovës.
“Një fond i qëndrueshëm i sigurimeve shëndetësore do të krijohet edhe me përkrahjen e buxhetit sepse është top prioritet punësimi dhe shëndetësia në këtë kuadër”.
Vonesat e krijimit të këtij fondi sipas Haxhollit veçse e pengojnë ndryshimin e gjendjes aktuale në Kosovë.
“Unë mendoj ka shumë dobi nga aplikimi i sigurimeve të shërbimeve shëndetësore dhe vonesat vetëm sa pengojnë të arrijnë në një gjendje e cila dallon prej kësaj që do të ndikonin në ndryshimin në përgjithësi të mënyrës se si funksionon sistemi i shërbimeve shëndetësore që për momentin nuk është i kënaqshëm”, ka thënë ai.
Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2014, por që nuk po arrin të zbatohet.
Ky ligj parasheh që të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit e sektorit publik dhe publiko-privat dhe privat, në ndërmarrje që kanë qarkullim me të madh se 50 mijë euro të regjistruara në tatimin mbi vlerën e shtruar, do të paguajnë shtatë për qind nga të ardhurat bruto, në pjesë të barabarta ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, pra çdo njëri nga 3.5 për qind.
Po ashtu, parashihet që të punësuarit e tjerë, në sektorin privat, ndërmarrjet më të vogla të mesme dhe me të vogla, si dhe qytetarët që nuk janë të regjistruar si të punësuar por kanë të ardhura tjera, do të paguajnë nga 3.5 euro në muaj.
Ndërsa, për qytetarët e liruar nga çdo formë e bashkëfinancimit, sipas ligjit për shëndetësi, projektligji për sigurimin shëndetësor, pagesa e premiumit të sigurimit të obligueshëm shëndetësor do të bëhet me transfere financiare nga Buxheti i vendit.
Të tjera
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...