Lajme

Qeverisë Kurti i vie edhe një kërkesë që të hiqet ora policore

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 26 April 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të hiqet ora policore nga qeveria.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo orë policore është e panevojshme për shkak se edhe ashtu asgjë më nuk punon nga ora 22:00, shkruan Gazeta inFokus.

“Nuk ka kuptim që të ketë orë policor, kjo duhet të hiqet sepse edhe ashtu të gjitha lokalet, maketet e gjithçka tjetër mbyllen ne orën 22:00, prandaj është e kotë të ketë orë policore’, ka deklaruar Haradinaj.

-Advertisement-

Kjo kërkesë e tij erdhi edhe pasi të njëjtën e bëri edhe deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai po ashtu ka thënë se duhet fokus në sigurimin e vaksinave.

“Të fokusoheni të sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta, pra jo me origjinë të dyshimtë dhe pa vonesë. Mos humbi kohë ju lutem. Deri në sigurim të vaksinave bëni kujdes që të siguroni ilaçet falas për pacientët me Covid. Ju e dini koston për çdo pacient. Është e rëndësishme që në kohë të pandemisë, të një krize shëndetësore të bëhet kujdes me ekonomi. Vazhdoni siguroni pako financiare deri sat ë jetë pandemia. Njëkohësisht një plan për lehtësira fiskale për bizneset”, tha Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera