Lajme

Qeverisë i kërkohet ta ndalë projektligjin që kontrollon mediat online

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 February 2024

Projektligji i cili është dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës lidhur me monitorimin e mediave, përmes të cilit video incizimet dhe audio materialet e mediave online, do të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave, nuk është pritur mirë nga vet mediat.

Ky projektligj me rregulloret të cilat i përmban, po konsiderohet si sulm dhe tendencë e qeverisë për të penguar mediat në punën e tyre.

Ndërsa, nga Komisioni i Pavarur për Media, kanë treguar se të gjitha mediat që prodhojnë video dhe programe audiovziuele, para publikimit të materialit, do t’u nënshtrohen rregulloreve të KPM-së.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë projektligj, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka thënë se qeveria përmes këtij projektligji ka treguar tendenca të tjera kundër mediave në vend.
Edhe drejtori i mediumit online “Infokus”, Shkelzen Dakaj tha se shumë mediume online i përmbahen atyre rregullave dhe se nuk ka pasur nevojë për asnjë ligj për të kontrolluar mbi ato.

Shumë nxënës ende pa libra, nëna rrëfen sfidat që po hasin për rimbursimKundër këtij projektligji janë shprehur edhe në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), organizatë kjo e cila shqyrton të gjitha ankesat e qytetarëve dhe institucioneve lidhur me mediat.

Ndërsa, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, kanë thënë se synimi i qeverisë përmes këtij projektligji është që të sigurohet një mbrojtje më e mirë për shoqërinë, ndaj transmetimeve mediatike.

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti tha se projektligjit, mediat online duhet të regjistrohen në KPM dhe t’u nënshtrohen rregulloreve që përmban KPM-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera