Qeverisë i kërkohet që asociacioni të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 30 Tetor 2022
Pas publikimit të një drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që kjo çështje të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë.
Pozitë, opozitë dhe njohës politik, theksojnë se secili propozim apo draft që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret parasysh.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë për KP, se asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive.
Ai thekson se në asnjë formë nuk duhet lejuar që të krijohen mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda.
“Asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Mund të ketë çfarëdo lloj asociacioni që është i bazuar në lirinë e asocimit siç është asociacioni i komunave të tjera të Kosovës. Mund të ketë organizime brenda sektorit joqeveritar të çfarëdoshme që janë brenda zbatimit të ligjit. Nuk ma merr mendja që termi asociacion do të jetë kaq i ngarkuar sa i përket idesë që kjo përbënë ndonjë problem. Problemi është me insistimin që kjo të ketë kompetenca ekzekutive dhe kjo paraqet pushtetin e tretë, mes atij lokal dhe qendror. Këtu nuk bëhen tolerime, mund të quani kokëfortësi, apo çfarëdo tjetër, por nuk duhet lejuar mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda, apo krijojnë një republikë serbe”, thotë ai.
Kujdes në trajtimin e temës së asociacionit kërkon shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se çfarëdo tendence për të anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë draft, por çështja e asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe qartë, ne duhet vetëm të qëndrojmë në të. Çfarëdo makinacioni apo tendence për të kaluar atë vendim është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova”, potencon Tahiri.
Nga ana tjetër, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, i cili është moscenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës.
Në të kundërtën, shton se çdo format i tij që nuk pengon funksionimin normal të shtetit duhet të merret në konsideratë si pranueshëm.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shndërruar në një bllokadë të patejkalueshme në raport me ndërkombëtarët, por edhe me Beogradin zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Faktikisht Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, e cila është mocenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës. Çdo format i asociacionit që nuk e pengon funksionimin normal të Kosovës dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën duhet të merret në konsideratë si i pranueshëm. Në të kundërtën, secili draft, apo propozim që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret në konsideratë dhe të injorohet plotësisht sepse ai nënkupton banjëzimin e shtetit të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.
Në Kosovë, javën e kaluar u publikua një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u tha se është përgatitur nga një organizatë joqeveritare gjermane. Mirëpo të njëjtat krerët institucional në vend i quajtën vetëm lajme të rrejshme.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































