Qeverisë i kërkohet parandalimi i përjashtimit nga Procesi i Berlinit
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 02 October 2024
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Raportin e dytë të monitorimit mbi zbatimin e zotimeve nga ana e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, me fokus në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër.
Gjatë shpalosjes së raportit, Violeta Haxholli nga KDI tha se është analizuar progresi i vendit në këtë proces, ku janë identifikuar sfidat në zbatimin e zotimeve nga ana e Kosovës dhe janë sugjeruar hapa konkretë për zbatim efektiv.
KDI thotë se raporti është një burim i rëndësishëm për deputetët e Kuvendit për të mbajtur llogaridhënëse qeverinë lidhur me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Procesi i Berlinit.
Panelistët e ftuar diskutimin ku u prezantua raporti ishin deputetët e Kuvendit, konkretisht anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian, si një nga komisionet kryesore mbi fushëveprimin e të cilit bie procesi i Berlinit.
Kryetarja e komisionit, njëherësh deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, kritikoi qeverinë për vendime të pakoordinuara, duke theksuar se Kosova është në sanksione nga Bashkimi Evropian dhe se Gjermania ka paralajmëruar përjashtimin e Kosovës nga ky proces.
“Mbikëqyrja parlamentare është thelbësore për mbajtjen e qeverisë llogaridhënëse”, tha Krasniqi, duke theksuar mungesën e transparencës dhe mos pjesëmarrjen e ministrave në raportim para komisionit.
Tutje ajo shoti se si opozitë, janë të gatshëm të mbështesin marrëveshjet, por kërkojnë transparencë dhe përkushtim nga Qeveria për interesat strategjike të vendit.
Në anën tjetër, anëtarja e komisionit, deputetja e LVV-së Fjolla Ujkani, tha se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në procesin e integrimit evropian, duke u renditur e dyta në rajon për miratimin e marrëveshjeve të Berlinit, por sfidat mbeten të shumta.
“Zbatimi efektiv i këtyre marrëveshjeve kërkon angazhim të përbashkët nga të gjitha institucionet dhe qytetarët”, shtoi ajo. Më tutje, Ujkani theksoi se tensionet në rajon, veçanërisht me Serbinë, kërkojnë një konsensus kombëtar për të avancuar agjendën evropiane, dhe sipas saj, është thelbësore që Kuvendi të punojë i bashkuar për të përfituar maksimalisht nga ky proces.
Anëtarja tjetër e Komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra nga radhët e PDK-së, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mekanizma për të monitoruar zbatimin e marrëveshjeve që burojnë nga procesi i Berlinit, por se procesi zgjedhor që po afrohet, sipas saj, mund ta vështirësojë rolin mbikëqyrës të Kuvendit. Ajo shtoi se paralajmërimet nga Gjermania për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit janë serioze dhe duhet të merren seriozisht nga qeveria, pasi siç u shpreh ajo, kjo do të dëmtonte ekonominë e vendit.
“Kosova ka sfida në çështje të klimës, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë, dhe ne duhet të veprojmë në përputhje me kërkesat e partnerëve tanë për të siguruar përfitime për qytetarët tanë. Një konsensus kombëtar është i nevojshëm për të përmirësuar situatën tonë, sepse pa unitet, do të jemi të izoluar në proceset integruese”, shtoi Deliu-Kodra.
Anëtarja e Komisionit nga AAK, Time Kadrijaj tha se është thelbësore që deputetët dhe stafi i Kuvendit të angazhohen aktivisht në Procesin e Berlinit, duke marrë pjesë në proces dhe të kontribuojnë në formulimin e qëndrimeve të qarta. Sipas saj, Gjermania duhet të luajë një rol më të fortë mbikëqyrës për të siguruar që marrëveshjet e arritura të zbatohen nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Si deputetë, ne nuk duhet të pozicionohemi si pozitë dhe opozitë, por të bashkohemi për të lehtësuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të na ofrojë dokumente që të mund të mbrojmë interesat tona, dhe duhet të punojmë së bashku për të eliminuar sanksionet që e pengojnë zhvillimin tonë ekonomik”, shtoi ajo.
Pjesëmarrësit në këtë diskutim theksuan nevojën për angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave që dalin nga procesi i Berlinit dhe kritikuan mungesën e transparencës dhe përfshirjes së shoqërisë civile nga qeveria dhe kuvendi.
Në anën tjetër përfaqësues të institucioneve theksuan sfidat dhe vështirësitë në miratimin e projektligjeve dhe zbatimin e tyre në praktikë për shkak të konteksti të ndryshëm në Kosovës nga ai i BE-së. Ndërsa, përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkuan nga qeveria që të zbatojë obligimet nga marrëveshjet e procesit të Berlinit dhe më gjerë dhe të ruajë stabilitetin rajonal, duke inkurajuar gjithashtu transparencën dhe llogaridhënien në proceset integruese.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...