Lajme

Qeverisë Hoti i dështon edhe një votë e Nismës

Autori: H. Smajli 12:31 | 02 June 2020

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka thënë se ende nuk ka vendosur a do të votojë apo jo qeverinë Hoti, shkruan gazeta inFokus.

Shala për gazetën inFokus ka thënë se këtë vendim do ta marrë sot pasdite por që ende nuk është i sigurtë.

“Ende nuk kam vendosur besoj që sot do të vendos a do ta votoj apo jo, por ende nuk e kam një përgjigje se po apo jo. Nuk jam i sigurtë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Seanca për votimin e qeverisë Hoti do të mbahet të mërkrën nga ora 11:00.

Ndërsa pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit ku u vendos për mbajtjen e seancës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i sigurtë se i kanë votat për qeverinë Hoti.

“Deputetet janë personalitete dhe jo vota është e padinjitetshme të trajtohen si vota.   Ne jemi të sigurt që i kemi të gjitha votat, a janë 60 a janë 70 pritet të shihet nesër në seancë e cila fillon nga ora 11:00”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera