Lajme

Qeverinë e shumicës me 61 deputetë, pa minoritete mund ta formoj VV me koalicionin LAA

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 12 June 2017

Bazuar në rezultatet preliminare te cilat jane publikuar deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni fitues është PAN dhe me gjasë do të ketë 39 ulesë në Kuvendin e Kosovës, derisa partia e dytë është Vetëvendosje e cila do të ketë 31 ulëse. Kurse koalicioni LAA do të ket 30 ulëse.

Nga ky kalkulim, nëse merren si qendrime të pa lëkundura të partive tjera për viat e kuqe me PDK-në, del se kualicioni PAN do të ketë gjasat shumë më të vogla për ta krijuar qeverinë, shkruan Infokusi.com

Osioni i dytë sipas numrave mbetet koalicioni i mundshem në mes të Levizjës Vetëvendosje dhe koalicionit LDK – AKR dhe Alternativa.

-Advertisement-

Bashkimi i këtyre dy forcave politike do ta krijonte shumicën parlamentare edhe pa llogaritur në deputetët e pakicës të cilat tashmë në bazë të rezultateve preliminare i kanë siguruara 20 ulësë në Kuvendin e Kosovës.

Duke u bazuar në këto rezultate preliminare, gjithnjë sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, së bashku arrijnë në 61 mandate aqë edhe sa i nevoiten për ta formuar qeverin vetëm me deputetë shqiptarë. Duke shtuar këtu edhe mandatet e minoriteteve siç e parasheh edhe Kushtetuta, koalicioni LVV-LAA dhe minoritetet sigurojnë shumicën e kualifikuar prej 2/3 të deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera