Lajme

Qeveria vendosë për bujqit, ja edhe sa para do t’i ndajë sivjet

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 28 September 2020

Dyfishim i vlerës së subvencioneve për fermerët do të bëhet  në këtë vit.

Kështu ka deklaruar, Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, shkruan Gazeta Infokus.

Musatafa para kabinetit qeveritar ka kërkuar që të dyfishohet vlera e pagesave për bujqit vetëm për vitin 2020.

-Advertisement-

“Që nga dita e pare e kësaj qeverie kemi paraparë që të bëhet subvencionimi e dyfishtë vetëm për këtë vit ku këtë vit do ta paguajmë dyfish subvencionet në bujqësi”Vitin 2020 po e rikthejmë si vit të rimëkëmbjes për bujqësinë në vend”, tha ai.

 

Sipas Mustafës rritja e subvencioneve  do të behet në kuadër të Planin për Rimëkëmbje Ekonomik.

 

“Pandemia COVID-19 ka paraqitur mjaftë sfida edhe për sektorin e bujqësisë. Këto sfida filluar me të vjelat dhe të mbjellat, ku në mungesë të tregjeve të gjelbëra ka vazhduar me mungesë të shitjes së produkteve bujqësore gjatë tërë vitit. Sipas Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, krahasuar me normat e viti 2019, duke rritur substancialisht fondet për të investuar edhe më shumë në bujqësi. Sivjet do të paguajmë dyfish për kulturat e parapara në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020”, tha Mustafa.

Me nga 140 euro do të paguhet për krerë të lopëve dhe buallicave qumështore, 30 euro për dele dhe dhi. Dyfish do paguhet edhe subvencioni për pulat vojse, 1 euro për thëllëza, 40 euro për dosa në riprodhim, 100 euro për therjet e gjedhit në thertore të licencuara dhe 40 cent për kilogram të peshkut. Bletaria dhe mjedra sivjet do të subvencionohen me 30 euro çdo koshere dhe me 16 cent çdo kilogram i mjedrës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera