Lajme

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët deri në gusht

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 12 January 2022

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht. Ata disa herë kishin protestuar duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj.

Kërkesa për këtë vendim erdhi nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë.

-Advertisement-

Në propzim-vendimin e MSH-së, u përmend edhe largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së, si argument për miratimin nga kabineti qeveritar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera