Lajme

Qeveria ua fal 200 milionë euro abuzuesve

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 29 October 2017

Qeveria ka marrë vendim i cili në vetvete është kundërthënës dhe rrjedhimisht i pa zbatueshëm për ambalazhuesit e ujit.

Paragrafi 1 i vendimit thotë:Aprovohet falja e borxheve për Ambalazhuesit e Ujit, të paraparë në nenin 12 të Udhëzimit Administrativ

Ndërsa neni 12 i Udhëzimi Administrativ për strukturën e pagesave të ujit thotë:Të gjithë detyruesit te cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy (2) vitesh ti kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006.

-Advertisement-

Pra, nuk mund të aprovohet falja e një borxhi të një kategorie të shfrytëzuesve sipas një neni që nuk i fal.

Në këtë kuptim paragrafi 2 dhe 3 të qeverisë janë të gabuara. Kështu që në tërësi ky vendim nuk mund të zbatohet nga pikëpamja juridike dhe kuptimore.Për më tepër Udhëzimet Administrativ burojnë nga ligjet përkatëse dhe teksti UA nuk mund të shkoj kundër frymës së ligjit.

Në këtë rast ligji i ujërave konkretisht nenet 85 deri 92 rregullojnë çështjen e shfrytëzimit për shfrytëzimit të resursit ujor. Askund në ligj nuk flitet për falje borgjesh, por përkundrazi kërkohet që të paguhet shfrytëzimi i ujërave.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk i ka lëshuar aktvendimet financiare për ambalazhuesit e ujit, sipas ligjit për ujëra.

Sipas Ligjit për Ujëra, fitimi i së drejtës, sigurohet me leje ujore dhe me koncesion.
Drejtori në Institutin Ekologjik “INECO” dhe ish zyrtari i MMPH-së, Besim Dobruna deklaroi për Tribuna Channel se supozimi i analizës për periudhën 2009-2017 buxheti është dëmtuar 200 milion € nga Departamenti i ujërave.
Dobruna po ashtu shtoi se menaxhimi me resurset ujore dhe minerare prej MMPH-se është në kundërshtim me ligjet dhe jo transparete!

Kurse hulumtuesi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Dardan Abazi, tha se vendimi për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit është arbitrar nga ana e Qeverisë dhe pasojat që mund të barten më tej është se edhe industritë e tjera mund ta kërkojnë një gjë të tillë.

Edhe gjatë mandatit të kaluar ambalazhuesit e ujit kishin kërkuar që t’u falen borxhet, mirëpo as ministri paraprak i MMPH-së, Ferid Agani, e as Kryeministri Isa Mustafa nuk patën pranuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera