Lajme

Qeveria: Të ndriçohen sa më shpejt rrethanat e vdekjes së 2 qytetarëve serbë

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 09 January 2018

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimost të Obiliqit.

Përmes një komunikate për media, Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në fshatin në Babimost të Obiliqit në një shtëpi janë gjetur të vdekur dy persona të nacionalitetit serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera