“Qeveria të marrë veprime që tregojnë rezultat dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së”
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 08 November 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin.
Ai ka thënë se nëse qeveria merr veprimet që i takojnë dhe nëse ruan të arriturat dhe sukses e Republikës së Kosovës do të ketë edhe përkrahjen e parisë së tij.
Gjithashtu, Krasniqi tha se nuk mund të thotë se çka duhet të bëj qeveria për ta sjellë normalitetin.
Derisa tutje tha që “Kosovën ta vendosim si prioritet”.
“Unë s’mund të them se çka sot duhet të bëjë Qeveria për të sjellur normalitetin. Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, por papjekuria dhe mungesa e koordinim të duhur me aleatët kryesorë të Kosovës duket se kanë sjellë një momentum që ka mundur të shmanget, sido qoftë ne jemi këtu ku jemi dhe është përgjegjësi e Qeverisë, por është obligim i të gjithëve që Kosovën ta vendosim si prioritet para çdo konsiderate tjetër politike apo partiake. Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut e normalisht dhe për propozimin franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjerë. Në vend se të fokusohemi në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale që do të sillte njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB ne sot po merremi me tema më sporadike dhe teknike”, tha Krasniqi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KMDLNj: Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, nuk treguan as interesimin më të vogël për t’i vizituar të arrestuarit në Hagë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër...
-
Specialja edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë javën tjetër
Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja), me seli në Hagë, edhe këtë jav...
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton të gjithë shqiptarët: Me 15 janar, të ndizen qirinj në cilindo shtet që jetoni
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka ftuar të gjithë shqiptarët që m...
-
Përditësohen të dhënat- pritjet në Merdar po zgjasin më shumë se tri orë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet ...
-
Shpërthimi i fisheḳzjarreve në Prizren: 25-vjeçari në gjendje të rëndë (PAMJE)
Viti i ri nuk nisi mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve pirotekn...
-
Ende e pa certifikuar por Lista Serbe merr pjesë në tërheqje të shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11:00 pritet ta tërheqë shortin për...
-
Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt
Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente tr...
-
Lirimi i Dakajt nga burgu i Serbisë, avokati: Qeveria aspak mbështetëse ndaj tij
Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkuar për vizitë tek Hasan Dakajt, pas lirimit të...
-
Policia i shkuan në banes për shkak të zhurmës së madhe, burri në Fushë Kosovë i sụlmon ata
Një burrë në Fushë Kosovë është dërguar në mbajtje pasi sulmoi zyrtarët polic...
-
Burri në Rahovec raporton se dikush ia vodhi një çantë nga vetura, aty kishte para dhe “një orë të shtrenjë zvicerane”
Një person në Rahovec ka raportuar se dikush ia ka hapur veturën dhe aty kanë...
-
Tërmet në afërsi të Kaçanikut
Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërm...
-
Mandarinat shqiptare me pesticide, Vuksani: Janë gjetur substanca të ndaluara nga BE, shkaktojnë dëm tek njerëzit
Pedagogu dhe eksperti i Bujqësisë, Gjok Vuksani në një intervistë në Ora News...