Qeveria s’i ka kthyer ende përgjigje Osmanit pas kërkesës urgjente për ambasadorët e rinj
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 25 November 2020
Në takimin e parë si u.d e presidentes, Vjosa Osmani e kishte një kërkesë urgjente për kryeministrin Avdullah Hoti.
Gjatë takimit të 9 nëntorit, Osmani i kishte kërkuar Hotit urgjentisht të dërgonte propozimet për ambasadorë të rinj, pas shkarkimit të disa prej tyre në fillim të këtij viti.
Pavarësisht se kjo kërkesë ishte bërë në këtë takim, Qeveria akoma nuk i ka kthyer përgjigje Zyrës së Presidentit edhe në kërkesën me shkrim, të cilën e kanë dërguar në Zyrën e Hotit dy ditë pas takimit.
Bekim Kupina, këshilltar për media Osmanit, i ka thënë “Zërit” se deri tani asnjë dokument nuk ka mbërritur në Zyrën e Presidentit as nga Ministria e Jashtme, as nga Zyra e kryeministrit Hoti, në mënyrë që të shqyrtohet emërimi i ambasadorëve të rinj.
“Deri tash Qeveria nuk ia ka sjellë u.d. të presidentes, Osmani, asnjë dokument/propozim të vetëm, që lidhet me shërbimin diplomatik, përkundër faktit që u.d. e presidentes ka kërkuar që propozimet të dërgohen urgjentisht. Këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Avdullah Hoti në takimin e parë, më 9 nëntor, teksa kërkesa me shkrim i është adresuar zyrës së tij më 11 nëntor”, ka thënë Kupina.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë treguar pse deri tani nuk kanë kthyer një përgjigje Osmanit.
“Aktualisht është duke u bërë rishikimi funksional i gjithë stafit diplomatik dhe në momentin që të përfundojë ky proces, Zyra e Kryeministrit do të dërgojë propozimet konkrete në Zyrën e Presidentit”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit, pa dhënë ndonjë afat.
Ministria e Jashtme ka refuzuar të flasë në lidhje me këtë, duke thënë se është në proces propozimi i ambasadorëve të rinj dhe derisa të përfundojë nuk do të flasin.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, në fillim të tetorit, kishte nënshkruar dekretin për largimin e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, bashkë edhe me disa ambasadorë të tjerë në vende të ndryshme të botës.
Ndërsa, edhe pse nga MPJ-ja nuk kanë dashur të flasin për këtë proces, mësohet se në misionin konsullor në Pragë tashmë është emëruar konsulli i përgjithshëm. Flakron Shala është i biri i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, i cili, sipas raportimit të “Kohës”, është emëruar rishtazi në këtë detyrë.
Të tjera
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...
-
Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dh...
-
Vra*ja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet edhe njëri prej të plagos*rve që po trajtohej në QKUK
Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites ...
-
Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez
Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të bi...
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Daçiq i zemëruar ndaj Dora Bakoyannis, shkak raporti për Kosovën në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shfaqur i zemëruar...
-
Dy persona gjenden të vd*ekur në Prishtinë
Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në ra...