Qeveria s’i hap kontratat e lidhura pa procedura prokurimi
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 14 October 2020
Qeveria e Kosovës i ka shfuqizuar 20 vendime paraprake të marra që nga 2009-a e këtej, në bazë të të cilave u ishte mundësuar institucioneve të ndryshme të lidhnin kontrata pa përfillur procedurat që i parasheh Ligji i prokurimit.
Veprimi i Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti është kualifikuar si populist, meqë ai nuk ka ndonjë efekt në kontratat e lidhura në bazë të vendimeve që tash janë shfuqizuar.
Neni 3 i Ligjit të prokurimit ia mundëson Qeverisë që, duke u thirrur në “sekretin e ligjshëm ose interesat e sigurisë”, të përjashtojë nga fushëveprimi këtë ligj për disa aktivitete specifike prokurimi.
Por, shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur zërin se ekzekutivi ka abuzuar me këtë nen. Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti, e cila si të arritur kryesore këtë javë ka përmendur mungesën e aferave korruptive, ka shfuqizuar vendimet e kësaj natyre, por është mjaftuar me kaq.
Prej dy ditësh, Zyra e Kryeministrit nuk u ka dhënë përgjigje pyetjeve që lidhen me arsyet mbi bazën e të cilave janë shfuqizuar vendimet dhe nuk ka treguar as se çfarë ndodh me procedurat e prokurimit që janë finalizuar deri tash në bazë të këtyre vendimeve të shfuqizuara, e as me ato të zhvilluara në konfidencialitet. Ajo nuk ka dhënë zotimin as për sigurim qasjeje në të gjitha dosjet e të 20 aktiviteteve të prokurimit që janë zhvilluar në bazë të këtyre vendimeve që tash janë shfuqizuar.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive në Lëvizja FOL, ka argumentuar se vendimi i Qeverisë Hoti nuk do të ketë ndonjë efekt.
“Ky vendim më shumë duket të jetë populist ngase vërtet është e palogjikshme që të shfuqizohen kontrata të nënshkruara dekada më parë. Ndërsa, sa u përket procedurave të fundit të cilat janë zhvilluar duke u bazuar në këtë nen, e të cilat kanë kohëzgjatje edhe për vitet e ardhshme, patjetër se duhet të bëhen publike dhe të bëhet vlerësimi i tyre nëse ka pasur keqpërdorime gjatë dhënies së këtyre kontratave për kompani të ndryshme”, ka thënë ajo. “Gjithçka që fshihet nga publiku krijon dyshim për keqpërdorime të mundshme, e sidomos kur kemi të bëjmë me tenderë të ndryshëm”. Një nga vendimet e kësaj natyre që ka nxitur më së shumti reagime është një i marrë në vitin 2017, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.
Vetëm pak kohë përpara se Qeveria të merrte vendimin për t’i lidhur dy kontrata në procedurë konfidenciale për qëllime që kishin të bënin me Gjykatën Speciale, në adresë të Avni Arifit, atëkohë shef i kabinetit të Haradinajt, kishte mbërritur një shkresë nga avokati britanik, Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në Tribunalin e Hagës, në procesin gjyqësor kundër Slobodan Milosheviqit. Ai kërkonte një borxh prej rreth gjysmë milioni euro.
Të tjera
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...