Ekonomi

Qeveria shton buxhetin për shëndetësinë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 13 March 2020

Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë do të kenë në dispozicion 10 milionë euro më shumë gjatë vitit 2020.

Kështu është paraparë në projektbuxhetin e këtij viti të miratuar nga Qeveria e Kosovës, të cilin e posedon gazeta inFokus.

Në bazë të këtij projektbuxheti, për Ministrinë e Shëndetësisë janë paraparë 50 milionë euro derisa vitin e kaluar ishin 39.8 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Nga mjetet shtesë për këtë vit, 1.1 milionë euro do të shkojnë për paga dhe mëditje ndërsa rreth 3 milionë euro do të shtohen për kategorinë mallëra dhe shërbime./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera