Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 27 March 2023
Qeveria sfidoi vendimin e Kushtetueses, KDI: Haxhiu ndërhyu në pavarësinë e sistemit gjyqësor
Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të mos i sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit të premtën e shpalli të pavlefshëm ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
KDI përmes një komunikate për media tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme dhe duhen zbatuar pa asnjë rezervë.
“Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Vendimin e Kushtetueses e ka kontestuar një ditë pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke hedhur akuza ndaj instancës më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, kjo do të kishte pasoja edhe në rendin demokratik e sundimin e ligjit në vend. KDI thotë se kjo përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe cenon parimin kushteues të ndarjes së pushteteve.
“Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”, thuhet në komunikatë.
KDI ka kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit “që të përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses”.
“Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...