Lajme

Qeveria serbe e vazhdon afatin për ngjitësit, kërkon zgjidhje në dialog

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 06 December 2022

Qeveria e Serbisë, ka miratuar një rregullore me anë të së cilës do të zgjatet periudha e vlefshmërisë së ngjitësve për automjetet me targa serbe në Kosovë.

Ky dekret, siç shkruan N1, rregullon kushtet e veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve që kanë targa të qyteteve të Kosovës.

Periudha e vlefshmërisë, sipas kësaj rregulloreje, do të vazhdohet deri një arritjen e një zgjidhje të përhershme për këtë çështje.

-Advertisement-

Më tej, bëhet e ditur se ministria e Brendshme serbe nuk do të lëshojë targa të reja, por se automjetet me targa ilegale si “KM” e “PR”, mund të marrin pjesë në trafik me dëshmi teknike të automjetit dhe sigurim të detyrueshëm.

Në rregullore thuhet se procedurat për dhënien ose zëvendësimin e targave me targat e specifikuara që kanë filluar dhe nuk kanë përfunduar para hyrjes në fuqi të atij akti ligjor, “do të ndërpriten në përputhje me këtë rregullore”.

Kjo nënkupton që pronarët e automjeteve do të jenë në gjendje të vazhdojnë të ngasin makinën me ngjitësit e tyre ekzistues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera