Lajme

Qeveria serbe akuzon SHBA-në e BE-në për përgjegjësi direkte për arrestimin e një serbi në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 13 April 2024

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Sreqko Sofronijeviqin nga Zveçani në pikën kufitare Bërnjak për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra. Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

Për këtë ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, duke thënë se për këtë “drejtpërdrejt përgjegjëse” janë SHBA dhe BE, sipas Danas.

Zyra, në krye të së cilës është Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “me forcat e tij speciale ka qenë ekzekutuesi i thjeshtë i arrestimit të Sofronijeviqit”.

-Advertisement-

“Prishtina akuzon Srećko Sofronijeviqin se gjoja ka shkelur të ashtuquajturin rend kushtetues, të ashtuquajturën Kosovë, vetëm sepse ai po mbronte shtëpinë e tij kur ROSU (njësia speciale e policisë së Kosovës) bastisi Zveçanin më 13 tetor 2021 dhe hodhi gaz lotsjellës drejt serbëve dhe më pas ka qëlluar Sreçkon, i cili ishte në rrezik për jetën”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera