Lajme

Qeveria s’e përfshiu në klip, Hoxhaj: Figura e Thaçit lidhet me shpalljen e Pavarësisë, Kurti s’mund ta ndryshojë historinë

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 16 February 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka publikuar klipin zyrtar në nderë të përvjetorit të 16-të të Pavarësisë së Kosovës, në të cilën mungoi figura e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe simbolit të rezistencës, Adem Demaçit.

Në lidhje me këtë ka folur anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se figura e ish-presidentit Thaçi është e lidhur sa me shpalljen e Pavarësisë, po aq me çlirimin e Kosovës, bashkë me shumë ushtarë e eprorë të tjerë të UÇK-së.

“Por, kryeministri i Kosovës më shumë po sillet si kryetar i një partie politike sesa i Qeverisë së Kosovës sepse askush nuk mund ta retushon historinë e Kosovës, askush s’mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”.

-Advertisement-

“Dhe këtu figura e presidentit Thaçit por edhe figurat e njerëzve të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut të madh, është figurë e cila nuk mund të largohet përmes një video që më shumë është propagandë partiake e një kryeministri që më shumë është partiak sesa shtetëror”, tha Hoxhaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Hoxhaj tha se rolin e Thaçit në kontributin për Pavarësinë e Kosovës s’mund ta mohojë askush “sado që të jetojë shteti i Kosovës dhe shteti i Kosovës do të jetë i përhershëm e jo i përkohshëm siç mendon Kurti dhe bashkëpartiakët e tij”.

“Edhe figura e Thaçit si kryeministër i Kosovës është pjesë e identitetit shtetëror të kësaj Kosove dhe do të jetë e tillë. Prandaj, edhe është e gabuar që video të tilla të shpallen në një ditë të shenjtë sikurse është shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera