Lajme

Qeveria rrezikon qytetarët, hapë tregjet pa koordinim me AUV-in

Autori: Doresa Geci 16:17 | 31 May 2021

Tregjet e kafshëve e të shpezëve janë hapur nga dita e hënë me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja që votoi ekzekutivi i vendit të premten po lejojnë që këto tregjet të funksionojnë me 40% të kapaciteteve të tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Por, ky vendim e ka hedhë poshtë vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të marrë vetëm dytë ditë para se Qeveria Kurti të ndryshojë masat.

-Advertisement-

Kjo, pasi në vendimin e AUV-it ndaloheshin tregjet e shpezëve për shkak të paraqitjes së gripit të shpezëve në Kosovë.

“Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë: Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë”, thuhet ndër tjerash në këtë vendim.

Gazeta Infokus ka kontaktuar më zëdhënësin e AUV-it, Lamir Thaçin, për të kuptuar nëse Qeveria është konsultuar me ta paraprakisht.

Por, Thaçi nuk ka dashur të komentoj këtë vendim të marrë nga ky institucion.

Derisa nga Qeveria e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se si kanë marrë vendim që të hapen tregjet e kafshëve edhe pse është paraqitur gripi i shpezëve.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, të shtunën ka deklaruar për Infokus se pyetjet i ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se është duke pritur një përgjigje nga ata.

Por, deri në momentin që është publikuar teksti, Gazeta Infokus nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kujtojmë që të premten Qeveria e Kosovës ka liruar masat anti-Covid.

Pas disa muajve janë hapur edhe tregjet e kafshëve.

“Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40% të kapacitetit”, thuhet në masat e Qeverisë./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera