Lajme

Qeveria reagon për aksidentin në Serbi: Janë 9 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 12 January 2022

Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) të martën mbrëma, rreth orës 22:00, ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi. Në lidhje me këtë ngjarje, në orët e para të ditës së sotme ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës që ka bërë të ditur se janë 9 të lënduar.

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Duke iu uruar të lënduarve shërim sa më të shpejtë, institucionet e Republikës së Kosovës thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera