Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 20 May 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje ndodhet qe dy javë.
Sot, në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, janë publikuar pamje të eskortës së kryeministrit në Washington D.C.
“Eskorta e Kryeministrit Kurti në Washington, D.C”, thuhet krahas videos.
Ndryshe, këto pamje vijnë dy ditë pasi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitkaku, tha se s’e ka parë Shërbimin Sekret në përcjellje të kryeministrit Kurti dhe pas një video që u publikua, ku shihej se Kurti vozitej nga Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, shkruan Express.
“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, ka deklaruar Çitaku.
Çitaku përmendi ish-liderët kosovarë që derisa kanë vizituar ShBA-në, ishin nën përcjellje të Shërbimit Sekret të atij vendi.
“Ish-presidentja Jahjaga, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministrat Haradinaj, Mustafa e Hoti kanë qenë të shoqëruar nga shërbimi sekret. Kjo ta heq një barrë të madhe në aspektin logjistik”.
Kurti është në vizitë në SHBA që prej datës 6 maj.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...