Lajme

Qeveria procedon Demarkacionin në Kuvend pa ndryshimet e propozuara nga 17 deputetë të LDK-së?

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 06 May 2017

Kreu i Qeverisë, Isa Mustafa ka vendosur që ditën e hënë të procedojë për në Parlament marrëveshjen për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, pa ndryshimet e propozuara nga ana e 17 deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, shefi i ekzekutivit Mustafa ka vendosur që t’ia procedojë Kuvendit të Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pa shtuar asnjë nga nenet e propozuara nga deputetët e LDK-së.

-Advertisement-

Por një gjë të tillë nuk e kanë qenë të gatshëm për ta konfirmuar zyrtarisht këshilltarët e Kryeministrit Mustafa.

Faton Abdullahu, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, mohon se ka ndonjë informacion lidhur me këtë çështje.

“Kryeministri është në Londër dhe nuk kam pas rast të kontaktoj”, tha Abdullahu, ku më pas rekomandoi që të kontaktoht edhe këshilltari tjetër i Mustafës, Arban Abrashi i cili njëherit është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, por ky i fundit, nuk është lajmëruar, pavarësisht përpjekjeve të redaksisë për të kontaktuar më të.

Në anën tjetër, deputetët nga radhët e LDK-së që i propozuan ndryshimet në marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, kanë paralajmëruar se nëse ajo vjen në Kuvend pa ndryshimet e kërkuara nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.

Qëndrim të tillë ka prezentuar edhe deputeti Shpejtim Bulliqi nga radhët e LDK-së, i cili dje i tha “Gazeta Blic” se mbetet i palëkundur nga qëndrimi i tij karshi çështjes së Demarkacionit.

Qeveria e Kosovës pritet që të hënën rreth orës 10:00 të mbaj mbledhjen e saj dhe t’ia procedojë Kuvendit marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera