Lajme

Qeveria përfshin Postën në Pako Fiskale COVID -19

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 05 June 2020

Posta e Kosovës ka përfituar mjete financiare nga pako emergjente prej aksionarit të saj, Qeveria e Republikës së Kosovës, si mbështetje për humbjet që pati ndërmarrja në këtë kohë pandemie të koronavirusit COVID-19.

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, Mentor Arifaj dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina, në emër të Postës së Kosovës, falënderojnë Qeverinë dhe ish ministren e linjës, Znj.Rozeta Hajdari për mbështetjen financiare që i dhanë për ndërmarrjen tonë, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve me zyra postare në të gjitha regjionet, përfshirë edhe komunat në karantinë.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, garantojnë se mjetet financiare të pakos emergjente të marra nga Qeveria e Kosovës, do t’i shpenzojnë në mënyrë më racionale në përmbushjen e obligimeve jetike operacionale për funksionim normal të Ndërmarrjes, ashtu si janë parapa sipas Pakos Fiskale COVID19.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera