Rajoni dhe Bota

Qeveria paralajmëron: Tërmet i tmerrshëm pritet ta godas Stambollin

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 27 January 2020

Një tërmet prej 6.8 shkallësh të rihterit goditi ditë më parë provincat juglindore Elazig dhe Malatya.

Kjo la mbi 30 persona të vdekur e shumë të plagosur, shkruan gazeta inFokus.

Por, një tërmet edhe më i fuqishëm se ky pritet të ndodhë, në Stamboll.

-Advertisement-

Këtë e ka paralajmëruar vet Qeveria turke, duke thënë që po përgatiten për një tërmet prej 7.5 shkallësh që pritet ta godasë këtë qytet.

“Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës Rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha ministri i Brendshëm Sulejman Soylu.

Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 tremor të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.

Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për tërmet prej 7.5 ballësh.

Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri te nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij./Gazeta inFokus/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera