Qeveria paralajmëron aksion në veri pas vendimit të Rizvanollit për kriptovalutat
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 06 January 2022
Kriza energjetike që ka përfshirë Kosovën, e ka shtyrë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, që të marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë vendin. Tashmë është “sekret publik” që pjesa e vendit ku prodhohen më së shumti këto para digjitale, është veriu i vendit, ku banorët s’e paguajnë vetë rrymën. Për ndalimin e prodhimit atje, Qeveria po paralajmëron edhe aksion.
Gazeta Express
Raportimet e viteve të fundit për dyshimet se energjia elektrike në veri po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave, s’kanë marrë “feedback” nga institucionet e vendit, deri sivjet.
Në këtë pjesë të vendit, raportohet se janë vendosur mijëra pajisje që prodhojnë valuta digjitale, e që shpenzojnë shumë energji.
Qeveria i ka kthyer sytë ka Veriu tek tash, kur Kosova po përballet me krizë energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre.
“….javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rizvanolli.
Por, si do të ndalohet prodhimi i këtyre monedhave digjitale në veri të vendit?
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express se edhe veriu i vendit do të trajtohet si e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit.
Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi, ka paralajmëruar mes rreshtash edhe aksion atje.
“Veriu i vendit do të trajtohet njëjtë si gjithë pjesa tjetër e territorit të Republikës së Kosovës. Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta ndërprejnë këtë aktivitet”, thuhet në përgjigjen e Kelmendit drejtuar Gazetës Express.
Rritja e konsumit të energjisë në veri gjatë viteve të fundit
Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), i kishin thënë Gazetës Express, se konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje në komunat veriore gjatë viteve të fundit.
Menaxherja për Komunikim dhe Relacione me Pubikun në KOSTT, Zana Bajrami-Rama, kishte thënë se rritja e konsumit në vitin 2019 në raport me 2018’n ka qenë 7 përqind, derisa në vitin 2020, konsumi ka qenë për 13 përqind më i lartë krahasuar me vitin 2019.
“Është evidente që konsumi i energjisë elektrike në vitet e fundit ka shënuar rritje në komunat veriore të Kosovës. Rritja e konsumit në vitin 2019 në raport me vitin 2018 ka qenë 7% ndërsa në vitin 2020 konsumi në Veri ka qenë për 13 % më e lartë krahasuar me vitin 2019”, thuhej në përgjigjet e Bajrami-Ramës drejtuar gazetës.
Blerja e pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta
E se në Kosovë janë blerë me të madhe paisje kompjuterike që prodhojnë kriptovaluta e dëshmojnë edhe statistikat e Doganës për importin e pajisjeve që përdoren për prodhimin e tyre.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i kishte thënë Gazetës Express se gjatë vitit 2021 janë importuar pajisje për prodhimin e Bitcoin dhe kartela grafike në vlerë prej rreth 600 mijë euro.
Përgjigjet e Doganës në vitin 2021
“Për të kuptuar çështjen e Kriptovalutave duhet të dihet të kthehemi në kohen kur ka qenë Pika Kulminante e Interesimit për Blerje te Pajisjeve për prodhim të Kriptovalutave. Kjo në Kosovë ka ndodhë në vitin 2017 dhe 2018”, thuhej në përgjigjet e Stavilecit.
Ai kishte bërë me dije se gjatë këtyre viteve janë blerë pajisje në vlerë rreth tetë milionë euro.
Rreth 3.4 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e pajisjeve antiminer që përdoren për prodhimin e Bitcoin, derisa 4.8 milionë euro për kartela grafike, që përdoren për prodhimin e pajisjeve te quajtur RIGA, që prodhojnë Kriptovaluta të tjera, si psh ETHERIUM.
Stavileci kishte treguar se kanë hasur edhe në raste të kontrabandës me pajisje të tilla.
“Gjatë dy viteve të fundit Dogana e Kosovës i ka trajtuar dy raste të Kontrabandimit të Aparateve për Prodhim te Kriptovalutave dhe me ketë rast janë konfiskuar 47 Aparate te tilla (Riga)”, kishte deklaruar Stavileci.
Kosova në gjendje emergjente për furnizim me energji elektrike
Kosova është duke u përballur me krizë energjetike muajt e fundit. Pas dhjetë vjetësh, në vend u kthyen edhe reduktimet.
Për disa ditë, në gjithë vendin kishte kufizime të energjisë për 2 orë, edhe pse qytetarët ankoheshin se po zgjasin më shumë se aq.
Ky vendim i Qeverisë është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës, më 29 dhjetor.
Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër.
Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...