Fokus

Qeveria paralajmëroi vaksinim masiv, por çfarë është duke ndodhur në të vërtetë

Autori: L Abazi 11:11 | 26 June 2021

Ndonëse nga Qeveria u tha që këtë javë do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës në Kosovë salla 1 tetori nuk është edhe aq e mbushur me persona të cilët dëshirojnë të marrin vaksinën.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje gjatë ditës së sotme ku vërehet një numër jo fortë i madh i qytetarëve duke u vaksinuar.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus arsyeja pse nuk ka filluar vaksinimi masiv është mungesa e vaksinave.

-Advertisement-

“Janë harxhu dozat e janë tu i ruajt veç për ata me sëmundje kronike”, ka thënë ky burim.

Ajo që mund të bie në sy është ndarja e vaksinimit mes vaksinën phizer dhe asaj astrazeneca.

Në kabinën ku po vaksinohet qytetarët me astrazeneca janë diku jo më shumë se 20 persona.

Ndërsa në kabinën ku qytetarët marrin vaksinën phizer janë rreth 5 persona.

Gazeta Infokus ditë më parë ka raportuar se qytetarët nuk po mund të regjistrohen në sistemin eKosova për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo po ndodh sepse nuk ka termine deri më 29 qershor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera