Qeveria paguan mijëra euro qira për zyrat që nuk i shfrytëzon
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 15 November 2019
Në emër të qirasë, prej tre muajsh shteti është duke çuar mijëra euro në konton e kompanisë “A2 GROUP”, ndonëse dy nga tri institucionet për të cilat janë lidhur kontratat nuk e kanë vendosur stafin e tyre në hapësirat e një godine të këtij biznesi privat.
Edhe institucioni i tretë nuk është zhvendosur plotësisht, shkruan sot Koha Ditore.
Ministria e Bujqësisë është një nga dikasteret qeveritare që ka firmosur kontratën për t’u zhvendosur në ish-ndërtesën “Ramiz Sadiku”, në një hapësirë të madhe të së cilës kompania ka pronësi. Njëjtë si ajo kanë vepruar edhe Ministria e Kulturës, si dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Dy ministritë kanë qenë të vendosura në qendër të Prishtinës, në ndërtesën që njihet si “Komiteti”. AZHB-ja, ndërkaq, ndodhet në ish-Bankën e Lubjanës.
“Koha Ditore” ka mundur ta shohë vetëm kontratën e qirasë me Ministrinë e Bujqësisë. Pas një kërkese për qasje në dokumente zyrtare, ky institucion ka krijuar mundësinë për ta parë dokumentin, por jo edhe për të marrë një kopje. Mbështetur në të, sipërfaqja bruto e hapësirës së re është 1.560 metra katrorë dhe çmimi për metër është 18 euro. Në total për muaj, kjo kontratë peshon 28.080 euro.
Kontrata e lidhur për një periudhë trevjeçare precizon se hapësira ndodhet në katin e tretë, të katërt dhe të gjashtë. Por zyrtarët, që ia kanë prezantuar dokumentin gazetës, kanë folur edhe për kate të tjera – nga i treti deri te i shtati. Gazetës nuk i është ofruar qasje në ndonjë kontratë të re për hapësirën tjetër dhe as aneks-kontratë.
Të tjera
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...