Lajme

Qeveria nuk ka të dhëna mbi efektin ekonomik të borxhit prej 1 miliard eurosh

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 09 March 2018

Edhe pse borxhi publik i Kosovës ka arritur vlerën e afro 1 miliard eurove, institucionet nuk kanë bërë asnjëherë matjen e efikasitetit të përdorimit të tij.

Ministria e Financave në raportet e saj tremujore për borxhin publik paraqet vetëm shifra dhe institucionet nga ku merr kredi, por nuk paraqet informata rreth destinimit të tyre apo efektit në zhvillim ekonomik, shkruan Koha Ditore.

Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e saj, për katër vjetët e fundit, nga viti 2013 deri më 2017, borxhi publik në vend është dyfishuar. Në vitin 2013 borxhi publik ishte 476.2 milionë euro, në fund të vitit 2017 ka arritur afër 1 miliard euro.

-Advertisement-

Kjo bëri që pjesëmarrja e totalit të borxhit në Bruto Produktin Vendor (BPV) në fund të vitit 2017 të jetë 16.63 për qind, prej 8.94 për qind sa ka qenë para katër vjetësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera