“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 September 2024
Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Kështu po vlerësojnë njohës juridik të cilës theksojnë po ashtu se Kosova nuk ka subjektivitet për ushtrimin e kësaj padie.
Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në majin e vitit 2021 kishte deklaruar se si qeveri kanë filluar punën për parashtrimin e padisë, tani kjo çështje është heshtur dhe nuk asnjë informacion nga ekzekutivi në këtë drejtim.
KosovaPress ka ditë që ka drejtuar pyetje për Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Drejtësisë për këtë çështje, po këta të fundit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të tekstit.
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu konsideron që në këtë mandat nuk pritet të ndodh një gjë e tillë, madje thekson se Kosovës i duhen edhe tri vite punë në këtë drejtim.
E rëndësishme sipas profesorit të të drejtës penale është që puna për ngritjen e padisë duhet të bëhen në mënyrë institucionale.
“Ky mandat gati u krye për 3 muaj, siç e shoh unë gjendjen prej tani në këto tri vitet e ardhshme pa marrë parasysh kush do të jetë në pushtet kjo qeveri apo tjetër duhet të punojnë për 3 vitet e ardhshme edhe të mblidhen faktet dhe të sistemohen dhe të ngrihet akuza kundër Serbisë….Mjerisht deri para 4 viteve vetëm është folur është premtuar është thënë se do ta ngitin, por në praktikë nuk është kryer me vetë faktin e mbylljes së Institutit për Krime të Luftës në vitin 2018 ajo flet shumë që këto kanë qenë vetëm fjalë bosh, kurse në këtë aspekt deri më tani nuk është punuar sa duhet dhe si duhet…Kjo punë duhet të kryhet në mënyrë institucionale në kuadër të Institutit për Krime të Luftës dhe të punohet….Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ngritën akuza pa fakte dhe prova të bazuara dhe të mirëfillta…Është problem ajo, por mund të ngrit akuzë edhe ndonjë shtet tjetër, por ne duhet të kryejmë punë Kosova duhet të kryejë punë“, tha ai.
Profesori Salihu konsideron se Kosova pa arsye është vonuar në ushtrimin e padisë për gjenocid karshi shtetit serb.
“Tek ne është vonuar në hulumtimin, grumbullimin, sistemimin e këtyre të dhënave, por e them edhe për shkak se shumë gjurmë janë zhdukur, shumë dëshmitar okular që e kanë përjetuar ato masakra që kanë shpëtuar disi kanë ndërruar jetë, në këtë aspekt është bërë një vonesë shumë e madhe e paarsyeshme nga ana e Kosovës”, theksoi ai.
Nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija thotë se për realizimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap konkret.
Ai konsideron se Kosova ka pengesa procedurale për të ngritur një padi të tillë karshi Serbisë, meqenëse sipas tij Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara të Amerikës.
“Tani më 4 vite po bëhen nga premtimi i qeverisë që pasi të vijnë në qeveri do ta padisin Serbinë pranë GJND-së dhe tani më qeveria është në përfundim të mandatit dhe ne nuk kemi ndonjë hap konkret, apo ndonjë informatë zyrtare në rast se është krijuar ekipi i cili është duke e përpiluar padinë për gjenocid kundër Serbisë pranë kësaj gjykate. Ne e dimë që Kosova si shtet ka shumë pengesa procedurale fillimisht për parashtrimin e kësaj gjykate për arsye se vetëm shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të iniciojnë procedura pranë GjND dhe Kosova nuk është pjesë e OKB…..Kemi shumë pengesa formale e procedurale për pranimin e kësaj padie për t’u shqyrtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e pastaj e njëjta edhe mund të refuzohet pa u shqyrtuar padia për shkak të mos përmbushjes së procedurave formale të cilat vetëm shtetet anëtare të OKB-së mund të iniciojnë procese pranë kësaj gjykate”, tha ai.
Edhe Albana Hasani nga Lëvizja Fol, vlerëson se Kosova nuk ka subjektivitet për parashtrimin e padisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Hasani deklaron se duke e parë kompleksitetin e kësaj çështje është vështirë të thuhet se është bërë edhe për vota nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.
“Nuk ka subjektivitet të tillë Kosova që të ketë mundësi të parashtrimit të padive të tilla pranë këtij institucioni. Pra, kjo është çështje mjaftë komplekse dhe e paarritshme juridikisht meqenëse ekzistojnë kufizime të tilla ligjore dhe institucionale që bëjnë të pamundur të themi që të arrihet një qëllim i tillë….Çështja është mjaftë komplekse dhe për shkak të ndjeshmërisë është vështirë të themi se është bërë vetëm për vota e fushatë elektorale, dhe për shkak të ndjeshmërisë ne duhet të themi se është vetëm çështje komplekse që kërkon një kohë më të gjatë për analiza dhe trajtim”, theksoi Hasani për KosovaPress.
Muaj për parë në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli pati deklaruar se meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së po shikojnë mundësitë që eventualisht një shtet tjetër ta deponoj këtë padi në GjND.
Ai pati thënë se Kosova do të bëjë të gjitha përgatitjet dhe është duke bërë çdo ditë përmes Institutit, përmes ministrisë së Drejtësisë dhe përmes mekanizmave të saj institucional, por aktualisht Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është palë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në Kosovë në luftën e fundit, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, derisa sipas të dhënave të Fondit, muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999, me më së shumti masakra, e me mbi 4 mijë persona të vrarë.
Të tjera
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...
-
Skenari i Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO, s’do t’i vlenin më strategjitë Serbisë
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Instit...
-
Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuento...