Lajme

Qeveria nuk ia paguan 45 milionë euro ‘Bechtel Enkas’

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 29 May 2018

Është shtyrë kërkesa e konsorciumin amerikano-turk ‘Bechtel-Enka’ për shpenzime shtesë në auto udhën Prishtinë-Hani i Elezit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës ka shtyrë këtë kërkesë.

Kërkesa për pagesë shtesë është pasojë e zgjatjes së afatit për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, dhe dëmeve që ‘Bechtel-Enka’ pretendon se i janë shkaktuar për shkak të vonesave në pagesa nga Ministria e Infrastrukturës,shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Infoksi gjatë ditë ka kontaktuar me zëdhënësen e kompanisë Bechtel-Enka, Ela Ruçi ka konfirmuar se i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për kompensim të vonesës së punimeve.

Ministri i Infrastrukturës , Pal Lekaj të hënën ka deklaruar se shuma prej 63 milionë euro sa ishte në fillim është zbritur në 45 milionë euro.

Sipas Lekajt, kjo marrëveshje erdhi pas disa muajsh negociata me ‘Bechtel-Enkan’. I pari i MI-së ka thënë gjithashtu zgjatja e punimeve po bëhet për shkak të vonesës së Qeverisë së Kosovës në pagesat për punimet e kryera.

“Pas vonesave të Qeverisë së Kosovës për pagesat e punimeve të kryera nga punë kryesi, Qeveria i është drejtuar të zgjat afatin për përfundimin e punimeve ashtu që Qeveria Haradinaj me 27 shtator 2017 ka nënshkruar aneks kontratën për përfundimin e punimeve deri me 31. 12. 2018”, ka thënë ministri Lekaj

Punimet që u parapanë të përfundojnë në janar të 2018 janë shtyrë për një vit. Në bazë të marrëveshjes për zgjatjen e afatit të punimeve, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të përfundojë më 31 dhjetor të 2018-ës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera