Lajme

Qeveria nuk i voton sot masat e reja ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 11 December 2018

Siç ishte raportuar më herët, përveq taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim edhe për tri masa tjera reciprociteti ndaj shtetit serb.

Në kuadër të këtyre masave, përfshihet edhe ndalimi i hyrjes në Kosovë të automjeteve me targa të Serbisë, procedurë kjo e cila tanimë po aplikohet nga Beogradi për kosovarët.

Po ashtu, masë tjetër është paralajmëruar edhe mos-njohja e disa dokumenteve të lëshuara nga shteti serb.

-Advertisement-

Lidhur me këto vendime, kryeministri Haradinaj ka thënë se do të flasë sot pas mbledhjes së Qeverisë.

Mirëpo, në mbledhjen që mbahet sot, në rend dite nuk janë masat në fjalë.

Nga gjithësej 15 pika të mbledhjes së sotme, ajo që bie në sy është vetëm ajo për shtesat e Prokurorëve Special.

Ndërkohë, zyrtarë institucional nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur pritet që këto masa të votohen në Qeveri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera