Lajme

Qeveria nuk e përkrah tërheqjen e Trustit, Haxhiu: Jeni të papërgjegjshëm në raport me krizën ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 21 April 2022

Në mbledhjen e 70-të të ekzekutivit, Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i cili u shpreh se për një përgjigje të tillë, Qeveria nuk është dashur të vonojë projektligjin për Trustin.

“Për përgjigje negative, Qeveria e Kosovës nuk ka pas nevojë të vonojë projektligjin për Trustin 30 ditë”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

-Advertisement-

Në një prononcim për GazetaBlic, Haxhiu e quan papërgjegjësi të madhe mos përkrahjen e Qeverisë për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, teksa cek krizën ekonomike në të cilën janë përfshirë të gjithë qytetarët.

“Kjo është papërgjegjësi në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët.Projektligji do të ketë impakt pozitiv në Buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve. Arsyeja pse Qeveria nuk e përkrahë është e pakuptimtë”.

Haxhiu u shpreh se shumë nga deputetët e Kuvendit janë PRO votimit për tërheqjen e trustit pensional dhe do t’i ndihmojnë qytetarët të kalojnë më lehtë këtë krizë ekonomike.

“Deri më tani, kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, besoj shumë në votim PRO projektligjit për Trustin, është kërkesë e qytetarëve.
Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve dhe do të votojnë PRO Trustit për t’i ndihmuar qytetarët, në mënyrë që ta përballojnë më lehtë krizën ekonomike”, përfundoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera