Lajme

Qeveria nis punën për t’ia marrë në menaxhim pronat e Radojiçiqit, Kurti: Gjenden në pika strategjike

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 24 July 2024

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme propozimin për ndryshim-plotësimin e udhëzimit administrativ, që mundëson që pronat e sekuestrura të kryeterroristit Milan Radojiçiq t’i kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim Policisë së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të këtij proopozimi tha se kjo po bëhet me synim të rritjes së sigurisë.

“Ky ndryshim është bërë me qëllim për shkak se disa prona që janë në fazën e sekuestrimit dhe që gjenden në pika të një rëndësie strategjike të kalojnë në menaxhim dhe shfrytëzim të institucioneve të sigurisë, me synim të vetëm për rritjen e sigurisë shtetërore, territorial dhe institucionale dhe rendit publik në atë pjesë të vendit. Bëhet fjalë për pronat e ish- kryeterroristit Milan Radojiçiq. Këto prona që kanë qenë të të tij, tash janë në menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht në Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Sipas diskutimeve që kemi pas, ne planifikojmë që këto prona t’i japim për Ministrinë e Punëve të Brenshme, gjegjësisht Policinë e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu gjatë mbledhjes së Qeverisë.

-Advertisement-

E Kryeministri Albin Kurti tha se këto prona gjenden në pika strategjike dhe se shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre nga institucionet e sigurisë, është i rëndësisë nacionale.

“Shkurtimi i procedurave të dhënies me qira të pasurive të paluajtshme pa ankand publik në fazën e sekuestrimit, është bërë me qëllim të përshpejtimit të kalimit të pronës së paluajtshme nga Agjencia në shfrytëzim të institucionit publik që e kërkon atë. Kjo për shkak se disa pasuri që tashmë janë sekuestruar gjenden në disa pika strategjike të territorit tonë, konkretisht në veri të vendit. Shfrytëzimi dhe menaxhimi i tyre enga institucionet e sigurisë është i rëndësisë nacionale dhe i kontribuon rritjes së sigurisë territorial në përgjithësi e posaqërisht qytetarëve të vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë një aksioni në prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – që të gjitha në pronësi të Radoiçiqit.

Radojiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera