Lajme

“Qeveria nga 100 premtime përmbushi vetëm dy”

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 12 September 2018

Nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN, AAK dhe AKR, 26 ishin përfshirë në planin qeverisës, 23 ishin përfshirë pjesërisht kurse 51 prej tyre nuk janë përfshirë fare.

Kështu bëri të ditur Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raporti “100 premtimet zgjedhore dhe progresi i tyre”, për progresin një vjeçar të premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës.

Ndonëse një vit pas, Bakija thotë se vetëm 2 nga 100 premtimet janë përmbushur plotësisht.

-Advertisement-

“Një vit pas, ne kemi vlerësuar se vetëm 2 janë përmbushur plotësisht, 41 tjera ka pak progres, 57 prej tyre nuk është vërejtur progres ende. Kurse në programin qeverisës, gjysma janë paraparë plotësisht ose pjesërisht të realizohen ndërsa gjysmën nuk i kemi gjetur në plan qeverisës”, u shpreh ai.

Bakija bëri të ditur se tek fusha e zhvillimit ekonomik, nga 19 premtime sa janë matur, plotësisht është realizuar vetëm fondi për bizneset e teknologjisë informative, fond i cili sipas tij, mbetet të shihet se si po menaxhohet.

Ai shtoi se nuk është vërejtur ndonjë progres në gjashtë premtime zgjedhore ne ekonomi, duke përfshirë: rehabilitimin e Trepçës, skema e financimit të eksportit, themelimi i Gjykatës Tregtare, Agjencia Kosovare e participimeve, tri vite subvencion të pjesshëm të kostos së energjisë dhe ujit për biznese.

Dëbora Peci nga kjo organizatë jo qeveritare tha se në fushën e arsimit, në katër premtime ka pasur progres të pjesshëm ndërsa në shtatë premtime nuk është vërejtur ndonjë progres, si tek: Programi i sistemit dual – punë praktike dhe teori në universitete, dyfishim i kabineteve profesionale dhe depolitizim i sistemit të arsimit. Sipas saj, edhe tek mirëqenia sociale premtime të shumta nuk kanë shënuar aspak progres, e që është rritja e pensioneve prej 25 përqind si dhe ulja e tarifave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera