Qeveria në ikje mbush me militantë institucionet (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 15 May 2017
Para se ti lënë zyrat në Qeverinë e Kosovës, partnerët e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, po i mbushin me militant partiak.
Këto dy subjekte, duket se po e shfrytëzojnë kohën e mbetur në detyrë deri në zgjedhje, për të rehatuar nëpër institucione ata që do tu shërbejnë për ti siguruar votat.
Javën e kaluar Ministria e Bujqësisë që udhëhiqet nga Memli Krasniqi i PDK-së, ka punësuar me kontratë mbi vepër afër 20 militantë të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.
Gazeta Fjala mëson se ky numër i madh i të punësuarve ka shkaktuar pakënaqësi në ministri në mungesë të hapësirës dhe vendeve të punës.
Njëri nga të punësuarit ka thënë për Gazetën Fjala në kushte anonimiteti se pothuajse asnjëri nuk e di se cila është puna që do ta kryejë në këtë institucion. Ai pranon se vendin e punës e ka marrë pasi është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Na kanë premtuar që pas zgjedhjeve do të marrim kontrata të rregullta. Java e parë në ministri ka qenë e vështirë. Shumë drejtor nuk kanë dashur të na pranojnë nëpër drejtoritë e tyre”, ka thënë ai.
Ministritë e LDK-së hapin konkurse të dyshimta
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër për të punësuar njerëz pikërisht në kohën kur Qeveria i ka ditët e numëruara.
Përmes konkurseve publike, kjo parti po synon që të rehatojë sa më shumë përkrahës të saj.
Imet Rrahmani i LDK-së që udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, ka shpallur dy konkurse ku synon të punësojë 7 persona.
Në konkursin e parë pritet të punësohen 5 zyrtarë për buxhet dhe financa, kurse në të dytin 2 zyrtarë ligjor.
Enver Hoxhaj shpall konkurs për 12 vende të lira
Një konkurs mjaft të dyshimtë e ka shpallur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës.
Saktësisht me datë 8 maj kjo ministri ka shpallë konkurs me 12 vende të lira të punës. Në konkurs figurojnë si pozita të lira nga Zyrtar i ceremonialit, zyrtar i arkivës, zyrtarë për lektorim e deri tek zyrtarë ligjor.
Përjashtim nga punësimet në kohë fushate nuk bëjnë as ministritë që udhëhiqen nga komuniteti serb.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pritet të punësojë tre përsona në pozita të ndryshme.
Ndryshe, deri në zgjedhje ministritë i kanë shpeshtuar dukshëm konkurset publike. Kjo gjë vërehet më se shumti tek ministritë që udhëhiqen nga dy partitë me të mëdha në koalicion, LDK dhe PDK. /Gazeta Fjala/
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...