Lajme

Qeveria në detyrë vazhdon pezullimin e mësimit

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 26 March 2020

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 16’të të saj, ku në të cilën vendosi që të vazhdohet pezullimi i vijimit të mësimit deri në një vendim tjetër.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 11 mars mori vendim që të pezullohet mësimi në të gjitha nivelet akademike deri më 27 mars.

Ky vendim është ndryshuar sot duke nxjerrur një vendim tjetër.

-Advertisement-

Gjithashtu, lirimi i njërit prind nga puna nuk ka ndryshuar. Kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Qeveria në detyrë e Kosovës. 

Qeveria zhvillon mbledhjen e 16-të

Prishtinë, 26 mars 2020

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është zhvilluar mbledhja korresponduese, mbledhja e 16, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për  ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.
Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i  paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër,  me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera