Lajme

Qeveria ndryshon vendimin për masat anti-Covid, ja për kë vlen

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 15 October 2021

Qeveria e Kosovës në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 40-të të saj.

Në këtë mbledhje u mor vendimi për plotësim-ndryshimin e pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021.

-Advertisement-

Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera