Lajme

Qeveria ndihmon me 1.1 milion euro Suharekën pas vërshimeve

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 20 August 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e Suharekës pas vërshimeve me të cilat u përball qyteti dhe fshatrat e kësaj komune.

Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës ka bërë një fond emergjent për qytetit e Suharekës pas vërshimeve.

“Tani jemi në kohën kur duhet të sanohen pasojat e këtyre dëmeve, që komuna e ka vendosur një fond të caktuar. Ne në nivelin nacional do ta përkrahim këtë dedikim dhe do të kalojë në dedikim emergjent për dëmet që kanë ndodhë. Qeveria ka hy në alokim me një fond emergjent dhe kemi marrë obligim për sanimin e plotë të pasojave me procedurë të rregullt. I sigurojmë qytetarët e Suharekës që Kosova është me ta pas vërshimeve që kanë ndodhë”, ka thënë kryeministri.

-Advertisement-

Po ashtu, ai tregoi se kanë rënë dakord për një shumë “të respektueshme” emergjente, e menjëhershme, për sanimin e dëmeve në Suharekë.

“Fillimisht do të ndihmohen familjet, bizneset dhe fermerët”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza  tha se Qeveria e Kosovës do të ndajë shumën prej 1.1 milion euro, e cila do t’i bashkohet shumës së ATK-së dhe fondit emergjent.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë një shumë emergjente prej 1.1 milion euro që do t’i bashkëngjitet shumës prej ATK-së rreth gjysmë milioni dhe fondi emergjent i cili e mbërrin shumën prej 1.5 milion euro i cili dedikohet për situata emergjente për përkrahjen e familjeve në nevojë”, ka thënë Hamza.

Në natën mes 15 e 16 gushtit Suhareka dhe fshatrat e saj u përballën me vërshime të jashtëzakonshme, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese e madje edhe në mjedise të Komunës së Suharekës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera