Qeveria ndërmerr një hap konkret për themelimin e Fondit Sovran

Autori: Gazeta inFokus
19:18 | 17 January 2022
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran, shkruan Paparaci.
Kështu ka bërë të ditur, përmes një shkrimi në Facebook Besnik Pula, anëtar i Grupit Punues për Themelimin e Fondit Sovran.
Pula ka shkruar se koncept dokumenti do të bëhet publik pas shqyrtimit dhe miratimit nga Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës.
Në bazë të planit të Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës.
Postimi i plotë:
Sot, në emër të Grupit Punues për Themelimin e Fondit Sovran, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në Qeverinë e Republikës së Kosovës ta dorëzoj draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.
Ky dokument përben bazën konceptuale dhe strategjike për themelimin e Fondit Sovran, përfshirë konceptin dhe hapat për vendosjen e bazës ligjore dhe institucionale të Fondit. Ai është produkt i një pune të gjerë dhe sistematike të Grupit Punues me përbërje nga Arta Hoxha, Edison Jakurti, Emanuel Bajra dhe Tea Blakaj Hoxha dhe të koordinuar nga unë.
Me këtë rast dua të falemnderoj të gjithë anëtarët e Grupit Punues, të cilët pa kursim dhanë një kontribut të veçantë profesional në ndërtimin dhe elaborimin e konceptit dhe në hartimin e dokumentit në fjalë. Dokumenti është në kuptimin e plotë të fjalës rezultat i një pune të përbashkët.
Duhet theksuar se ky është vetëm hapi i parë në rrugën drejt themelimit të Fondit Sovran. Qeverinë e presin punë të shumta dhe të mëdha. Besoj se fjas në emër të të gjithë anëtarëve të Grupit Punues që mbesim të gatshëm dhe të përkushtuar që ta mbështesim këtë proces deri në fund.
Për informim të drejtë: publikimi i Koncept Dokumentit në fjalë nuk është në autoritetin e Grupit Punues. Sipas procedurave të parapara, ai bëhet publik pas shqyrtimit dhe miratimit nga Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...