Lajme

Qeveria ndau 2.4 milionë euro, shtëpitë për komunitetet joshumicë nuk u ndërtuan kurrë

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 14 May 2021

Projekti parashihte ndërtimin e 273 shtëpive për komunitetet joshumicë, zëvendëskryeministrja paralajmëron hetime.

273 shtëpi të tilla pritej të ndërtoheshin në 20 komuna të Kosovës.Qeveria e Kosovës, në vitin 2019 ndau një buxhet prej 2.4 milionë euro për ndërtimin e tyre ku do të përfitonin komunitetet joshumicë që janë edhe raste sociale.

E ndërtimi i tyre filloi në disa komuna si Pejë, Lipjan e Ferizaj.

-Advertisement-

Madje u bënë ceremoni për vendosjen e gur themelit të tyre.

Mirëpo si duket tash e tri vite ky projekt mbeti i papërfunduar e shtëpitë mbetën disa në gjysmë e disa të pa ndërtuara fare, kurse paratë u shpenzuan.

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilia Rexhepi, thotë për T7 që ky projekt është dashur të përfundojë deri më tani e jo të keqpërdoret për interesa personale.

Rexhepi bën të ditur se tanimë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave Punës dhe Mirëqenies Sociale është formuar një grup punues për hetimin e këtij rasti.

Ajo shton se do të paditet kompania e cila nuk e ka kryer projektin.

Ndërkaq edhe nënkryetari i partisë demokratike të ashkalinjëve në Kosovë thotë që ky projekt ka dështuar të kryhet, pasi që kompania për ndërtimin e tyre ka qenë shumë jo serioze dhe shtëpitë kanë mbetur në gjysmë.

Ademi shton se edhe pse mjetet ishin të ndara ka një numër të shtëpive që as nuk kanë nisur të ndërtohen.

T7 ka provuar të kontaktojë edhe me kompaninë e cila është përgjegjëse për ndërtimin e 273 shtëpive, mirëpo nga kjo kompani nuk kanë qenë të qasshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera