Lajme

Qeveria ndan shtesa për fëmijët dhe pensionistët për fundvit

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 13 December 2023

Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë në këtë fundvit, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria pritet ta miratojë sot këtë vendim.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai tha se po planifikojnë “që kjo skemë të kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatuimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues”. Kjo, sipas Kurtit, “që të ketë dallim në mbështetje” dhe që “ata që kamë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”.

“Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.

Për detaje rreth ekzekutimit të shtesave nga 100 euro do të njoftojë së shpejti Ministria e Financave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera