Lajme

Qeveria ndan afër 3 milionë euro për punën jashtë orari të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 09 October 2018

Policët e Kosovës do të paguhen për punën jashtë orarit.

Kështu u morr vendim në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhjen e Qeverisë u morr vendim për ndarjen e dy milionë e 600 mijë euro për këtë kompensim.

-Advertisement-

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se shteti duhet të kujdesët për policët e j t’iu mbes borxh.

“Kërkesa e Policisë së Kosovës orëve shtesë buxhetore është në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro për kompensimin e orëve të punës pas orarit. Ky vendim është dashur të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit. Ky është veprimi final. Ne më herët kemi mbyllë një pjesë të obligimeve. Shteti duhet të kujdeset për policët e vet e jo t’iu mbesë borxh. Një shtet që nuk e paguan policinë e vet, atëherë le ta mbyllë dugojën”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera