Lajme

Qeveria ndan 742 milionë euro për komunat në vitin 2024

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 25 April 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi se të martën ne Komisionin për Grante u miratua ndarja e granteve komunale me një buxhet prej 742 milionë euro për vitin 2024.

Përmes një postimi në “Facebook”, Murati tha se duke e krahasuar me vitin 2021 kur edhe e mori qeverisjen Lëvizja Vetëvendosje, tani ka gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.

“Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro.

-Advertisement-

Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti.

Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin”, ka shkruar ministri Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera