Lajme

Qeveria ndan 600,000 euro për manifestimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 13 February 2018

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur se ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiarë për manifestimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.
“Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në shumë prej 600,000 euro (gjashtëqind mijë euro) për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto mjete ndahen nga shpenzimet e paparashikuara dhe transferohen në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kategorinë e Subvencioneve dhe Transfereve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Financave janë të obliguara për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Madje sipas asaj që bëhet e ditur, qeveria ka themeluar edhe këshillin organizativ për shënimit të Epopesë së UÇK-së .

“Në mbledhjen e sotme është themeluar edhe Këshilli Organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro, për këtë ngjarje, e cila do të organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”, theksohet në këtë komunikatë./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera