Qeveria ndan 300 milionë euro për arsim
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 November 2018
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se për arsim vitin e ardhshëm Qeveria do të ndajë 300 milionë euro.
Këtë deklaratë kryeministri e tha në kuadër të një vjetorit të fushatës për arsim më të mirë organizuar nga Ministria e Arsimit dhe GIZ-i gjerman.
Haradinaj tha se pavarësisht Ligjit për Paga, qeveria nuk po i respekton sa duhet mësimdhënësit, por u zotua se një gjë të tillë do ta rrisin në të ardhmen,.
Ai u bëri thirrje nxënësve që t’i respektojnë sa më shumë arsimtarët.
“E kemi vendosë arsimin si një nga prioritetet kryesore të jetës sonë. E si vërtetohet kjo? Sepse në këtë frymë, si prioritet, buxheti i vitit që vjen, parasheh shumën prej 300 milionë eurosh dedikuar arsimit. Pra është 12 përqind më shumë se këtë vit. Në vitin 2019 ka më shumë buxhet për arsim. Zakonisht Qeveria që jep më shumë buxhet për arsim, domethënë që e ka shumë me rëndësi arsimin”, tha Haradinaj.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se fushata “Për arsim më të mirë” janë fushatat më të rëndësishme të një vendi.
Bytyqi sugjeroi që prindërit të kenë një rol më aktiv në procesin mësimor. Ai po ashtu tha se rritja e buxhetit për arsim do ta rrisë edhe përgjegjësinë e MAShT-it
“Ne së bashku me partnerin tonë ndërkombëtar, GIZ-in dhe të tjerët, për vitin 2019 i kemi identifikuar katër shtylla kryesore të cilat do ta bëjnë arsimin më të mirë e më cilësor. Në kuadër të këtyre katër shtyllave janë dy shtylla kryesore për të cilat një rol shumë të rëndësishëm duhet ta luajnë prindërit dhe për atë, ne së bashku me ju fëmijë, poi u bëjmë ftesë prindërve që të jenë pjesëmarrës në këto shtylla të rëndësishme të arsimit në Kosovë. Ta menaxhojmë shkollën bashkë, pra jo vetëm ministria, jo vetëm pushteti local apo drejtori i shkollës, por që ta ketë edhe prindi një rol në menaxhimin e shkollës, sepse prindërit ua duan më të mirën juve, fëmijëve tanë”, tha Bytyqi.
Ndërsa udhëheqësi i GIZ-it, Boris Scharlowski tha se përmes kësaj fushate kanë dashur ta ngrisin arsimin në listën e prioriteteve, në mënyrë që të kenë mësimdhënës dhe mësimdhënie më të mirë. Njëherësh, ai tha se kryeministri Haradinaj është personi i parë që ka nënshkruar zotimin për një arsim më cilësor.
“Por nuk mjaftojnë vetëm paratë për shkolla të mira, nevojiten edhe ligje të mira në arsim. Andaj, jemi të lumtur që t’iu njoftojmë se në fund të korrikut është aprovuar një ligj shumë i rëndësishëm, Ligjin për Inspektoratin e Arsimit, dhe më vjen mirë që Komisioni Parlamentar për Arsim dhe Teuta Haxhiu e kanë mbështetur këtë proces. Po ashtu, një ligj tjetër që pritet të aprovohet, është Ligji për Tekstet Shkollore, i cili është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Scharlowski.
Gjatë kësaj ngjarjeje u shfaq edhe një video me qëllim vetëdijësimin e prindërve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin arsimor, e më pas u mbajt edhe një diskutim i shkurtër mes zëvendëskryetares së Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Ymer Reshiti dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Kozeta Imami.
Përndryshe, mësohet se gjatë kësaj fushate, 124 mijë persona kanë nënshkruar zotimin për arsim më cilësor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...