Sport

Qeveria ndalë të gjitha aktivitetet sportive, por jo edhe futbollin

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 13 July 2020

Qeveria e Kosovës ka publikuar sot masat e marra për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID 19.

Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar të gjitha aktivitetet sportive, të cilat zhvillohen në ambiente të mbyllura.

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Futbolli do të vazhdojë me aktivitetin e saj, deri në mbylljen e kampionatit të Superligës dhe zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës.

Të dyja këto pritet të përfundojnë më 29 korrik 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera